Abrashi përmend datën e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve

Sapo ka përfunduar takimin në mes të u.d. të Presidentit Vjosa Osmani dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

Ai ka thënë se në këtë takim është përmendur 7 shkurti si data e mundshme kur sovrani mund t’iu drejtohet kutive të votimit, për të zgjedhur Qeverinë dhe përbërjen e re parlamentare.

Ai ka thënë se aktualisht janë të gatshëm të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

“Data e cila është përmendur është 7 shkurti, por do të kemi edhe takime të tjera. Sa i përket zgjedhjeve për momentin, jemi të mendimit të shkojmë të vetëm në zgjedhje, por për këtë do të mblidhet struktura e partisë”, tha Abrashi.