Abrashi: Vetëvendosje nuk ka guxim të marrë Kryeministrinë

0
242

Sekretari organizativ i LDK-së, Arban Abrashi e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se edhe pse ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk po guxojnë me marrë Zyrën e kryeministrit.

Në T7, Abrashi ka thënë se sondazhet e prezantuara nga LVV nuk mund të jenë kredibile dhe po ashtu ai tha se nëse shkohet në zgjedhje, tani LVV do të jetë edhe me keq, sepse nuk di se me cilin kandidat të garojë për kryeministër.

“Ne kemi kandidat për kryeministër, por mendoj se LVV nuk ka kandidat për kryeministër. LVV ka liderin që doli i pari në zgjedhje, por nuk po din me krijuar institucione. Pse me shkuar sërish me të? Ne kemi kandidat për kryeministër, por nuk dua ta bëj me emër tani”, tha Abrashi dhe shtoi se nuk e she si zgjidhje daljen në zgjedhje pas pesë muajve pasi qytetarët ua dhanë besimin atyre.

Ai po ashtu ka thënë se nuk se në zgjedhje të mundshme dalja e qytetarëve do të ishte shumë me e vogël në votime dhe kërkoi që të gjendet një zgjidhje, duke pohuar se barrën kryesore e ka LVV.Në lidhje me ofertën e LDK-së të dërguar sot LVV-së, ka deklaruar se kjo është oferta e fundit e tyre.