Abuzoi me pushtetin, arrestohet një ditë para zgjedhjeve ish-presidenti i Gjeorgjisë

Gjeorgjia ka arrestuar ish-Presidentin Mikheil Saakashvili pas kthimit të tij në vend pas tetë vitesh në mërgim, pasi ish-lideri kërkoi të mobilizonte mbështetësit përpara zgjedhjeve komunale kombëtare që shiheshin si kritike për përbërjen politike të vendit. Mediat vendase publikuan një video ku Saakashvili shihej i buzëqeshur teksa shoqërohej në institucionin ndëshkimor Rustavi gjatë mbrëmjes së sotme. “Dua të informoj publikun se presidenti i tretë i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, është arrestuar “-tha kryeministri Irakli Garibashvili në një konferencë shtypi ditën e sotme.

Njoftimi erdhi rreth 18 orë pasi Saakashvili, i cili u dënua në mungesë dhe jetonte në Ukrainë vitet e fundit, postoi në Facebook se ishte kthyer në vend. Zyrtarët gjeorgjianë më herët gjatë ditës kishin mohuar se ai ishte në Gjeorgji. Në postimet, Saakashvili i quajti zgjedhjet e së shtunës “vendimtare” për Gjeorgjinë dhe kishte bërë thirrje për një tubim në Tbilisi të dielën, duke premtuar se do t’i bashkohej asaj.

Burimi: Aljazeera |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania