Adelina Klinaku kandidate për Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë nga Lëvizja për Bashkim

E diplomuar në Fakultetin e Edukimit – drejtimi Histori – Edukatë Qytetare, si dhe në prag të diplomimit në Fakultetin e Edukimit – drejtimi Fillor, Adelina Klinaku i ka hyrë garës për asambliste në Vushtrri nga Lëvizja për Bashkim, shkruan Fokusi.info.

“Vota juaj do të jetë besim, por edhe përgjegjësi për mua që t’ju përfaqësoj me dinjitet.

Do të përpiqem që të jem zëri juaj, duke i ngritur shqetësimet e juaja në kuvendin e komunës”, ka shkruar Klinaku.

Statusi i plotë:

Të nderuar familjarë,
Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë të Komunës së Vushtrrisë,

Ju njoftoj se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, kam kandiduar për anëtare të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lëvizjes për Bashkim (LB) me numër rendor 4.

E diplomuar në Fakultetin e Edukimit – drejtimi Histori – Edukatë Qytetare, si dhe në prag të diplomimit në Fakultetin e Edukimit – drejtimi Fillor, kërkoj përkrahjen tuaj, kurse besimin do t’ua shpërblej me angazhim në kuvendin komunal.

Vota juaj do të jetë besim, por edhe përgjegjësi për mua që t’ju përfaqësoj me dinjitet.

Do të përpiqem që të jem zëri juaj, duke i ngritur shqetësimet e juaja në kuvendin e komunës.

Andaj, kërkoj përkrahjen Tuaj!

Me respekt!

Adelina Klinaku