Të shtëna arme në Greqi/ Ndërron jetë shqiptari, hyri në mes për të mbrojtur djalin 25-vjeçar

Disa çaste më parë, është regjistruar një ngjarje e rëndë në kryeqytetin grek, ku ka mbetur i vdekur një shqiptar, ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë.

Sipas mediave greke, shqiptari hyri në mes për të mbrojtur djalin. Informacionet e para tregojnë se ngjarja nisi me një përplasje e cila u pasua me breshëri plumbash. Djali 25-vjeçar edhe pse u mundua që të largohet duke u futur në një lokal, ndodhet në gjendje shumë të rëndë, ndërsa punonjësi i lokalit është plagosur lehtë.

Ndërkohë, policia është në kërkim të një automjeti me të cilin dyshohet se kanë shpëtuar personat e armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Gjithashtu sipas informacioneve të mediave greke masakra e zhvilluar ka lidhje me larje hesapesh.

Burimi: www.protothema.gr |Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA