Adri Nurellari: Sulmet ndaj Gent Cakajt të ulëta – familja e tij, e djegur nga serbët

Politologu Adri Nurellari, në një lidhje direkte nga Prishtina për emisionin Open në Top Channel, tha sulmet ndaj ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kanë qenë të ulëta dhe të panevojshme.

Nurellari përmendi familjarët e Cakajt që janë persekutuar nga ana e Serbisë, ndaj sipas tij akuzat për tradhtar janë mjaft të pabaza, shkruan Top Channel.

Gjithashtu, analisti i njohur tha se Rama nuk ka pasur një rol në çështjen e Kosovës apo të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, konflikti mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt ka nisur herët dhe në qendër të vëmendjes është më shumë shkëmbimi i territoreve dhe çështja e liberalizimit të vizave.