Ngjarje tragjike në Pejë: Vdes një burrë pasi u godit nga rrufeja

Një burrë në Pejë ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga goditja e rrufesë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Pejës, shkruan lajmi.net.

Ata kanë thënë se viktima është sjellë në spital rreth orës 19:25

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Pejës.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.