Aeroplani ku ka qenë Emiliano Sala është gjetur?

Aeroplani që mbante futbollistin e humbur të Premier League, Emiliano Sala, është gjetur, sipas Sky Sports.

Media britanike gjithashtu raporton se familja e lojtarit është njoftuar për zhvillimet e fundit.

Sulmuesi argjentinas ishte duke udhëtuar nga Nantes drejt Cardiffit, ndërsa në bord me atë ishte vetëm piloti, i cili është gjithashtu i zhdukur.

Lojtari është zhdukur që nga e hëna e kaluar dhe e gjitha bota e futbollit është tronditur nga ky lajm.