Afera e grurit, Deliu-Kodra: Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie, abuzo e shkel gjithçka dhe këdo që del përpara

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas publikimit të përgjimeve lidhur me blerjen e grurit nga Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari.

Në një postim në Facebook ajo ka thënë

Postimi i plotë:

Shantazh. Intimidim. Keqpërdorim. Në fjalët e tyre: Llugë!

Miliona euro të paguara, mungesë e madhe e grurit në rikthim.

Enveri, zyrtari i vetëm për ligj e drejtësi. Pastaj shteti u vu kundër tij.

Kjo është pasqyra e kësaj Qeverie. Abuzo e shkel, gjithçka dhe këdo që del përpara.

2 vjet, 4 muj e 10 ditë të Qeverisë Kurti II me të njëjtin sistem: Në emër të shpresës!