Naim Bardiqi edhe një mandat Sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë

Me 18 gusht, Qeveria e Kosovës në mbledhjen që mbajti vendosi që edhe për një mandat Naim Bardiqi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmin e ka konfirmuar Bradiqi në profilin e tij në Facebook. Ai ka falënderuar Ministrin Vitia dhe Qeverinë për besimin e dhënë.

Postimi i plotë:

Edhe një mandat Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e shëndetësisë…

Sot është dita e fundit e mandatit të parë, të cilin e përfundova me shumë sfida!

Qeveria Kurti ne mbledhjen e 27 të mbajtuar më datë 18.08.2021, pas vlerësimit të shkëlqyer dhe rekomandimit që më bëri Ministri i shëndetësisë Dr. Arben Vitia, unanimisht vendosi per zgjatjen e mandatit tim.

Jam jashtzakonisht mirënjohës Ministrit dhe Qeverisë për vlerësimin dhe besimin edhe dhënë!

Miq të dashur ju falënderoj për besimin, vlerësimin, mbështetjen dhe kurajon që në vazhdimësi më keni ofruar.