Afrohen pozicionet VV-LDK: Kjo është data e arritjes së koalicionit të madh

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës më në fund po arrijnë që të bien dakord për pazaret politike, ndarjen e ministrive dhe pozitës së Presidentit, probleme këto që kanë çuar në një bllokadë të bisedimeve mes tyre.

Burimet e Gazeta Metro bëjnë të ditur se pozicionet mes VV dhe LDK tanimë janë afruar dhe pritet finalizimi i marrëveshjes së madhe.

19 dhjetori do të jetë dita e realizimit të koalicionit të madh mes dy partive, koalicion ky që do të nënshkruhet nga dy liderët e partive, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Ndarjet e ministrive janë kryesisht të pajtuar që pjesa ekonomike t’i kaloj LDK’së dhe zëvendëskryeministri t’i takon kësaj partie, shkruan Gazeta Metro.

Ajo qe ka mbetur pa u vendosur është Ministria e Jashtme ku këmbëngul LDK’ja.

Sa i përket Presidentit, marrëveshja do të jetë ‘mbështetje në parim’ për kandidatin e LDK’së dhe jo domosdoshmërish ‘obligueshëm’.

Kujtojmë se një nga ofertat e fundit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për partinë e Albin Kurtit është ndërrim pozicionesh, pra nëse VV’së i duket shumë kërkesa nga Isa Mustafa, ata rekomandojnë që të ndërrohen.

VV ta merrte pozitën e Presidentit kurse LDK kryeministrin, por kjo u refuzuar nga VV…