Behramaj: Në botë protestohet kundër pushtetit, në Kosovë pushteti proteston kundër opozitës

Adil Behramaj, këshilltar politik i Presidentit Hashim Thaci, thotë se ‘gjithkund në botë protestohet kundër pushtetit, e jo pushteti kundër opozitës’.

“Gjithkah në botë protestohet kundër pushtetit. Por, në Kosovë pushteti proteston kundër opozitës!”, thotë ai.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar atë që e ka quajtur “provë-protestë”, në sheshet e Prishtinës.