Agim Bahtiri e fiton bastin, kishte thënë se VV do të ketë 32 deputetë (video)

Ka përfunduar procesi i numërimit të afro 1800 pakove nga diaspora.

Sipas rezultatit përfundimtar, Vetëvendosje doli e para me 1154 vota, dhe do t’i ketë 32 ulëse në kuvend.

Numrin e deputetëve të VV-së e kishte paralajmëruar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai madje kishte vënë bast me ish-ministrin, Dardan Gashi. Por, një deklaratë të tillë e kishte dhënë në shumë emisione televizive.