Agim Bahtiri me plot vetëbesim: Do të fitojë me 65% të votave që në raundin e parë

Ka mbetur edhe pak kohë deri në zgjedhjet komunale të cilat do të zhvillohen më 17 tetor 2021.

Shumë prej partive politike veçse kanë shpallur emrat e kandidatëve të cilët do t’i hyjnë garës për të marrë drejtimin e komunave të ndryshme në vend.

Është Agim Bahtiri i cili për disa vite radhazi drejtoi Komunën e Mitrovicës që beson se do të fitojë sërish madje me 65%+, që në raundin e parë.

Madje ai tha se në rast se opozita në Mitrovicë garojnë veç e veç, rezultati i tyre do të jetë për keqardhje.

Postimi i plotë:

Asnjë “sondazh” imagjinar e anonim nuk mund të na ndalë për fitoren me 65%+ që në raundin e parë.

Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezutati i tyre do të jetë për keqardhje.