Agim Bahtiri përpiqet ta qetësojë LDK-në, mos ma trazoni Mitrovicën

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar rreth përleshjes fizike që ndodhi sot në Mitrovicë ndërmjet strukturave të LDK-së gjatë procesit zgjedhor të kësaj partie.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bahtiri ka drejtuar një apel për LDK-në dhe strukturat e saj në këtë qytet, që të bëjnë zgjedhje demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.

Postimi i plotë i tij:

Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.

Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune.

Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Përzemërsisht,
Agim Bahtiri