Agim Veliu i buzëqeshur para zyrave të LDK- së

Është mbledhur Kryesia e LDK-së ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga partia e tyre.

Në foto e realizuar nga Reporteri.net shihet se pranë zyrave të LDK-së kanë arritur kreu Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Besian Mustafa (ministër në detyrë në qeverinë Kurti) e zyrtarë tjerë të partisë.

Por Veliu shihet më i buzëqeshuri nga të gjithë ndërsa bisedon me bashkë partiakët e tij.

Kujtojmë se emri i tij është ndër më të përfolurit javët dhe ditët e fundit, kjo pas shkarkimit të tij nga pozita e ministrit të Brendshmën nga kryeministri Albin Kurti, çka bëri që LDK të ngrit mocionin për rrëzimin e qeverisë, çka edhe ndodhi.