Agim Veliu mungon në seanca, PDK “e shpallë në kërkim”

Partia Demokratike e Kosovës ka ironizuar me mos-prezencën e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Ata në Kuvend kanë vendosur një poster të Veliut me mbishkrimin “Ëanted” që në shqip do të thotë në kërkim.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Veliu e ka obligim ligjor që të vije e të raportojë në Kuvend.

Postimi i plotë:

Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Agim Veliu!

Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend.