Haradinaj takohet nesër me përfaqësuesit e shoqatave të kategorive të luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të takohet nesër me përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Sipas njoftimit kjo do të bëhet për nder të Ditës së Veteranit.

Takimi do të zhvillohet nga ora 08:00 në zyret e OVL-UÇK-së./Fokusi.info/