AGK-ja dënon sjelljen e BIA-s serbe ndaj Adriatik Kelmendit, fton BE-në të reagojë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se e ka pranuar me shqetësim raportimin e gazetarit dhe drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, për marrjen në pyetje nga ana e BIA-s serbe në vizitën e tij të fundit në Beograd.

AGK-ja e ka konsideruar të papranueshme një sjellje të tillë ndaj një gazetari dhe aktivisti për pajtim rajonal, derisa kanë ftuar edhe BE-në që të reagojë.

“Sipas Kelmendit, në fakt, ai është përballur me një sjellje të tillë të autoriteteve serbe secilën herë që i ka rënë të udhëtojë në Serbi, tash e një kohë. Kelmendit i janë kërkuar sqarime për pozicionet e tij publike”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Bashkimin Evropian që të reagojë për këtë sjellje që e minon mendimin e lirë dhe procesin e pajtimit në rajon”.