10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, Ali Ahmeti organizon Akademi solemne

Të shtunën, 17 shkurt do të mbahet Akademi solemne në Shkup për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ndërsa organizohet nën patronazhin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.

Në Akademinë fjalë rasti do të kenë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa dhe një historian, ndërsa të ftuar janë edhe ministra, deputetë, kryetarë komunash, akademikë e profesorë, njofton Medial.mk.

Manifestimi mbahet në ora 12 në hotelin Kontinental tek panairi i Shkupit.