AGK për vendimin e ri kundër Klan Kosovës: Përpjekje e Vetëvendosjes për të goditur mediet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me një komunikatë për media janë shprehur të alarmuar pas vendimit të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për vendimin e ri që pezullon certifikatën e biznesit mediumit Klan Kosova.

Brenda thuajse një dite, ARBK mori dy vendime, fillimisht dje me vendim anuloi vendimin e datës 14 qershor që pezullonte certifikatën e mediumit në fjalë, por që sot mori vendim që vendimi i datës 14 qershor të mbetët në fuqi, shkruan Fokusi.info.

Nga AGK thonë se kjo është dëshmi që partia në pushtet dhe shefi i kësaj qeverie po bëjnë përjekje për të goditur mediat në vend, dhe për të kufizuar lirinë e shprehjes, si dhe për kjo mund të jetë edhe paraljmërim për mediat tjera në vend.

Reagimi i plotë i AGK:

AGK-ja, e alarmuar me vendimin e ri të ARBK-së kundër Klan Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin se më pak se 24 orë pas vendimit për anulimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, ARBK-ja, sot ka marrrë një vendim për ta anuluar atë vendim, dhe për ta mbajtur në fuqi vendimin fillestar të datës 14 qershor.

AGK-ja, rikthekson se vendimi i ri e dëshmon përpjekjen e Qeverisë së Vetëvendosjes të udhëhequr nga Kryeministri Kurti për të goditur mediet në Kosovë, dhe për të kufizuar lirinë e mediave e për t’iu dërguar mesazhe paralajmërimi edhe medieve të tjera në vend. Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe joserioz, dhe do të dëmtojë më tutje ambientin medial në Kosovë.

AGK-ja, bën thirrje që të lejohet kohë dhe të mos ketë presione për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, në pritje të vendimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Medieve./Fokusi.info