Lista e zyrtarëve të ndaluar në Tiranë e Vorë për pallatet me probleme

Dalin emrat e disa prej zyrtarëve të ndaluar në Kashar, Farkë dhe Vorë pasditen e kësaj të marte. Policia e Shtetit zhvilloi një mega-operacion duke shoqëruar në polici mbi 40 persona, ndërsa janë zbardhur edhe emrat e 22 të ndaluarve.

Pjesë e listës që janë shoqëruar në polici janë ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

Po ashtu, të ndaluar janë edhe arkitektet Stela Maze e Anila Harxhi, Merita Kushi, Bukurije Halili, Ali Dyrmishi, Vjollca Hoxholli, Gerti Çalliku, Jani Ikonomi, Qirjako Gjergo, Naim Shehi, Ermir Çina, Adhurim Qehajaj, Gëzim Shkalla, Pëllumb Fortuzi, Xhevahir Doda, Reis Muça, Hekri Disha, Agim Eski dhe Faik Fejzo.

Ata akuzohen për ndërhyrje të paligjshme në pallatet e dëmtuara për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit si edhe për shpërdorim detyre. Super-operacioni i policisë erdhi pasi pas lëkundjeve të tokës në 26 Nëntor shumë pallate e shtëpi u dëmtuan, çka nxori në pah cilësinë e dobët të punimeve./vizionplus.tv