Ahmeti: Edhe pas të hënës Prishtina vazhdon me orarin e njëjtë të kufizimit të lëvizjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se edhe pas të hënës masat e kufizimit të lëvizjes në kryeqytet do të mbesin ato prej orës 17:00 deri në ora 06:00.

“Sot, në diskutim me Ministrin Arben Vitia, diskutuam për gjendjen në Komunën e Prishtinës dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe MSH për të parandaluar përhapjen e virusit. Përderisa deri më tani nuk kemi pas shpërthim në Prishtinë u pajtuam që ditët më të vështira na presin. Në mungesë të vendimit nga Kuvendi i Republikës, ministria e Shëndetësisë do të merr vendime individuale për secilën komunë. Masat e restriksioneve prej orës 17-06 do të vazhdojnë edhe pas të hënës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

I pari i Prishtinës ka lutur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.