Bilanci i tërmetit, 3396 qytetarë të evakuuar në Tiranë, 810 godina të pabanueshme

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda në një dalje publike raportoi bilancin e fundit të dëmeve të tërmetit në Tiranë dhe Durrës.

Sipas saj në Durrës bashkia ka miratuar bonusin e qirave për 660 familje. Ndërsa në Tiranë janë evakuuar nga banesa 3396 qytetarë dhe janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.

Vlerat e pagesave do jenë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg, ndërsa qytetarët duhet të dorëzojë pranë bashkisë disa dokumente.

Voda tha se në Tiranë janë dëmtuar 32 shkolla, ndërsa është mbyllur dhe palestra e shkollës “Ismail Qemali” pasi janë strehuar 2 familje.

Autoritetet njoftojnë se janë shpërndarë 29 çadra në njësitë administrative, ndërsa vijon monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.