Ahmeti falënderon qytetarët e Prishtinës, sot asnjë rast me Covid-19 në komunë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar qytetin e tij, pasi sot nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19 në komunë.

“0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë! One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Deri më tani në Prishtinë janë të konfirmuara 57 raste me Covid-19./Fokusi.info/