Ngjarje e rëndë në Kaliforni: Hynë në kopshtin e shtëpisë dhe hap zjarr në masë, 4 të vrarë e disa të plagosur

Të paktën katër njerëz vdiqën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, në Fresno, në Kaliforni.

Ngjarja ndodhi sot gjatë natës kur një person i armatosur hyri në një kopshtin e një shtëpie, ku po zhvillohej një festë private.

Ai hapi zjarr ndaj 35 personave që po shikonin së bashku një ndeshje futbolli.

Viktimat dhe të plagosurit janë të moshës nga 25-30 vjeç.Rrethanat dhe arsyeja nuk janë ende të qarta dhe as identiteti i vrasësit.

Policia po kontrollon në çdo shtëpi në zonën ku ndodhi masakra në kërkim të të dyshuarve apo dhe duke gjatur dhe pyetur dëshmitarë të mundshëm për të marrë informacione mbi të dyshuarin.