Ahmeti: Nëse MASHT s’merr vendim për pezullim të mësimit, do të veprojmë ne si komunë

Pas masave parandaluese që ka marrë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për virusin korona, ai në një postim në Twitter ka shkruar edhe rreth pezullimit të mësimit, nëse kjo s’bëhet nga Ministria e Arsimit.

“Në qoftë se MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, na detyrojnë që të marrim vendim si Komunë. Një pjesë e madhe e fëmijëve nuk po vijnë në mësim sepse prindërit e pastaj edhe mësimdhënësit po e implementojnë vetë rekomandimet për parandalim. Ska parti në këtë betejë”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë që deri më tani Kosova nuk ka të infektuar me koronavirus, por që kjo epidemi tashmë ka prekur shtetet fqinje.