Ahmeti njofton se MSH-ja ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se e kanë marrë lejen për importin e testeve serologjike të ndaluara që nga marsi i këtij viti.

Këto teste kishin mbetur të bllokuara në tërminal doganor qe tre muaj.

“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, ka shkruar Ahmeti.