Ahmeti për takimin e Thaçit me liderët e partive: WTF, ku i keni maskat?

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar dhe e ka quajtur dështim të madh takimin e presidentit Thaçi me liderët e partive politike për formimin e një qeverie të re.

“WTF? Ku i keni maskat, dorëzat e distancen? Unbelievable! Cfare shembulli! E mandej gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar për mënyrën sesi është mbajtur takimi pa maska e pa u respektuar distanca sociale.

Ai ka kërkuar edhe falje për gjuhën që ka përdorur.