Ahmeti: Qeveria të bëjë kërkesë tek SHBA për 500 mijë vaksina

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lutur Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 500 mijë vaksina.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se nuk humbim asgjë nëse e bëjmë një kërkesë të tillë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që t’i ndajnë për miqët 70 milion vaksina të Astra Zeneca që i kanë kontraktuar më herët. Lus Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë tek SHBA për 500 mijë vaksina. Natyrisht që SHBAtë kanë shumë miq në nevojë, por nuk humbim asgjë nqs kërkojmë”, ka shkruar Ahmeti.