Mehmeti: “Lugina përfundimisht t’i ribashkohet Kosovës”

Zëvendës/Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti ka shprehur shetësimin e tij për situatën e krijuar në Luginë të Preshevës.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Lugina e Preshevës përfundimisht duhet t’i ribashkohet Republikës së Kosovēs e pastaj të flitet për zhvillim e progress.

Më poshtë është shkrimi i tij i plotë:

Thuajse çdo vendim e veprim i Sërbisë është diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës.

Por fatkeqësisht po kemi “vendime” edhe nga Kosova jo të “urta” (jo të “matura”) që po goditen më shumë shqiptarët e Luginës. Masat për mosnjohje të pasaportave kanë godit drejtëpërdrejt shqiptarët e Luginës se sërbet pak e hiç nuk udhëtojnë nga aeroporti”Adem Jashari”.

Çdo rregull e çdo parim ka përjashtim në ato vendime mund e duhet të ketë përjashtime këtë kemi kërkuar e kërkojmë disa herë.

Lugina mjaft është sakrifiku, bëni politikë sa të doni vetëm një të jeni të sigurt se rruga e “paqës përfundimtare ”KALON” përmes Luginës së Preshevës, tjetër rrugë nuk ka.

Mentaliteti integrues në Union Europian nuk i njeh këto metoda kush do që i ndërmerr, për populizëm e mentalitet të brendshëm fatkeqësisht do “dhezin” edhe një kohë.

Shpresojmë për një ofensivë të fundit FINALE diplomatike të SHBA-ve ku Lugina e Preshevës përfundimisht t’i ribashkohet Republikës së Kosovēs, e pastaj të flasim për zhvillim, progres e suksese e diskriminimi t’i mbetet historisë.