Ahmeti: Sivjet mund të kemi suficit real 1 miliard euro

0
102

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se suficiti në buxhet është vetëm planifikim.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmeti thotë se suficiti më real është kur të hyrat në fund të vitit dalin më të mëdha se sa shpenzime reale, transmeton Fokusi.info.

“Paratë e gatshme në BQK janë vetëm gjendja e cash-it dhe ato janë mbi 700 milion. Por kur e dijmë se ka edhe shumë të hyra të arkëtueshme (tatime që janë kriju por ende sjanë marr) del që sivjet mund të kemi suficit real 1 miliard euro. 1 billion. 1000 milion. Para që janë marr prej qytetarëve e nuk janë shpenzu”, shkruan Ahmeti.

Shkrimi i plotë:

Suficiti ne buxhet është vetëm planifikim. Pra sa planifikon shteti të hyra dhe shpenzime.

Suficiti real është edhe më i rëndësishëm. Është kur të hyrat ne fund të vitit dalin se kanë qenë më të mëdha se sa shpenzimet reale. Ky është parametër më real.

Paratë e gatshme në BQK janë vetëm gjendja e cash-it dhe ato janë mbi 700 milion. Por kur e dijmë se ka edhe shumë të hyra të arkëtueshme (tatime që janë kriju por ende sjanë marr) del që sivjet mund të kemi suficit real 1 miliard euro. 1 billion. 1000 milion. Para që janë marr prej qytetarëve e nuk janë shpenzu.

Rrallë ka shtete që kanë suficit real. Prandaj buxheti i vitit 2023 mund të jetë më i madhi në histori por kjo është vetëm për shkak të suficitit më të madh në histori në vitin 2022.