Ahmeti tregon se kur do të hapen kopshtet publike

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kopshtet publike e ato me bazë në komunitetdo të hapen nga dita e hënë.

Ahmeti thotë se ky vendim është marrë pasi Qeveria për këtë çështje i ka deleguar kompetencat te komunat.

Njoftimi i plotë

Vendimi i fundit i Qeverisë e delegon kompetencën për hapjen e kopshteve te komunat. Komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin.

Këto kopshte do të hapen të Hënën, 10 Gusht, duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve dhe parandalohet përhapja e covid19.