Rozeta Hajdari ia kishte paguar shkollimin me para të shtetit zyrtarit të arrestuar

Irfan Lipovica është njëri nga zyrtarët e MINT i cili u arrestua të premten nga Policia pas bastisjes në këtë ministri për shkak të dyshimeve të keqpërdorimeve prej 10 milionë eurove me Rezervat Shtetërore,

Lipovicës siç kishte raportuar Periskopi në muajin mars të këtij viti I ishte paguar shkollimi me para të shtetit, para këto që ishin të dedikuara për biznese.

Lipovicës i ishte aprovuar një shumë e parave të ministrisë për t’ia paguar shkollimin master në RIT Kosova (AUK). Ky institucion i arsimit të lartë në Kosovë është i vetmi që lëshon diploma amerikane.

Lipovica, që aktualisht është Drejtor i Integrimeve Evropiane në MINT, kishte udhëhequr Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport.

Paratë e ndara për shkollimin e sekretarit, nuk janë të ndonjë fondi për ngritjen e kuadrove profesionale të ministrisë, por të projekti CERP – për të cilin projekt Qeveria ka marrë kredi për të përkrahur bizneset prodhuese.

“Sekretarit i është aprovuar nga ministrja Rozeta Hajdari një trajnim në fund të vitit të kaluar, mirëpo ky trajnim ka rezultuar se ishte shkollimi Master në RIK-AUK dhe për të cilin shkollim është bërë kontrata nga MINT me fakultetin RIT-AUK në vlerë 12.000 euro dhe këto mjete janë paguar nga projekti CERP për të cilin projekt Qeveria ka marr kredi për të përkrahur bizneset prodhuese. Kësti i parë i pagesës në vlerë prej 4000 euro është paguar nga projekti për shkollimin master”, pati bërë të ditur për Periskopin burimi i mirë informuar nga ministria.

Lidhur më këtë çështje, Periskopi kishte dërguar pyetje ministres Hajdari por s’kemi pasë ndonjë përgjigje .

Periskopi pati pyetur edhe zotin Irfan Lipovica, I cili kishte thënë se ‘nuk është bash qashtu’.

Lipovica aktualisht është Drejtor i Integrimeve Evropiane në MINT, kishte udhëhequr Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport.