Ahmeti: Vetëvendosje po bën një fushatë denigruese ndaj Vjosa Osmanit, nuk do të ketë koalicion

Analisti dhe prezantuesi i njohur, Arben Ahmeti ka deklaruar se një fushatë denigruese po bëhet nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Vjosa Osmanit të LDK’së, transmeton Gazeta Metro.

Ahmeti ka shkruar se kjo fushatë ndaj Vjosa Osmanit me video, statuse, grafite, është e organizuar dhe orkestruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij kjo tregon qartë se LVV nuk duan koalicion dhe qëllimi i tyre është të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Reagim i plotë nga Ahmeti:

Fushata denigruese qe ithtaret e VV-se kane nisur ndaj Vjosa Osmanit, qofte me statuse, video apo grafite, eshte e organizuar dhe orkestuar.

Tregues i qarte se nuk do te kete koalicion dhe qe qellimi eshte qe te shkohet ne zgjedhje te jashtezakonshme. Nese nuk ka nderhyrje te Dragodanit behuni gati per me egju analiza cdo nate deri ne diten e votimeve….