“Popeye” rus u detyrua të dorëzojë meçin pas vetëm tre minutash (video)

0
1477

Një bodybuilder rus i njohur ndryshe me nofkën si ‘Popeye’ u detyrua të dorëzojë meçin pas vetëm tre minutash në MMA.

Kirill Tereshin i ka zhvilluar krahët si personazhi i filmave të animuar ‘Popeye’ me vajin e njohur synthol, që është një substancë kimike tejet e rrezikshme.

Por, arma e tij më e fuqishme nuk i ndihmoi edhe aq shumë, pasi u mposht nga Oleg Mongol në një ndeshje praktike në Abakan.

Ish-ushtari Tereshin gjuajti disa grushte në drejtim të kundërshtarit të tij, mirëpo nuk ia doli deri ën fund.

Mongol arriti që ta rrëzonte at në dysheme dhe e detyroi ta dorëzonte meçin nga një shtrëngim i fuqishëm që i bëri.

Më herët në këtë vit, Tereshin ishte mposhtur edhe nga kampioni Vasiliy Kamotskiy, derisa ishte paralajmëruar se substanca kimike është duke ia rrezikuar jetën dhe krahët mund t’i amputohen.

Tereshin ka filluar ta ndalojë përdorimin e substancës, mirëpo efektet anësore për zgjerimin e krahëve ende po i sjellin probleme.