Aida Dërguti reagon pas kritikave të VV-së për Ganimete Musliun: Çka bon n’mal, gjen n’shpi

Ish-anëtarja e VV-së dhe njohësja e zhvillimeve politike në vend, Aida Dërguti, ka thumbuar kritikuesit e Ganimete Musliut.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dërguti tha se këti lloji të opozitarizmit i ka prirë kryeministri Kurti.

“Precedenti i bërjes opozitë me metoda jokonvencionale tashmë është vendosur nga partia në pushtet. Këtij lloji të opozitarizmit në Kuvendin e Kosovës i ka prirë kryeministri aktual”, ka shkruar ai.

“Fjala popullore thotë: çka bon n’mal, e gjen n’shpi!”, ka thënë më tej Dërguti.