‘Air Albania’ nis fluturimet e rregullta, data dhe destinacioni i parë

‘Air Albania’  ka njoftuar se më 22 qershor do të rinisë fluturimet e rregullta dhe se destinacioni i parë do të jetë Stambolli.

Kompania ajrore shqiptare bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

Sipas saj “të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi”.

“Më 22 Qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! ⁣
Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve. #AirAlbania”, thuhet në njoftimin e “Air Albania”.