Ajaksi madhështor, shkatërron Vilemin dhe fiton trofeun e parë sezonal (video)

Ajaksi ka triumfuar në finalen e kupës ndaj Vilem II, me rezultatin e pastër dhe të thellë 0-4.

Skuadra e Ten Hag, nuk e la kundërshtarin në asnjë moment të shpresojë dhe futi në “xhep” trofeun e parë sezonal.

Ishin Blind dhe Huntelar, ata që në minutat e 38-të dhe 39-të, hodhën bazat e këtij triumfi. Në pjesën e dytë sërish Huntelar dhe Kristensen, vulosën gjithçka për djemtë e Ajaksit, që po kalojnë një formë të shkëlqyer në tre muajt e fundit.

Tashmë Ajaksi mund të shikojë përpara, për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve dhe të fitojë tripletën, që do të ishte e jashtëzakonshme.