Ja çka i bëri bashkë sot Thaçin e Kurtin (FOTO)

Ka filluar të mbahet akademia solemne “Faleminderit Shqipëri” e organizuar nga qendra “BogdaniPolis” e Katedrales “Shën Nënë Tereza” .

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër.

Klan Kosova mëson se Thaçi dhe Kurti janë ulur në vendet e tyre pa e përshëndetur njëri tjetrin.

Në mesin e personaliteteve të larta në këtë ngjarje janë edhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe të tjerë.