Ajet Berisha prezanton planin për Bujqësi në Obiliq

Kandidati për kryetar të Obilit nga Lëvizja për Bashkim, Ajet Berisha ka prezantuar planin për bujqësi në këtë komunë.

Stimulim i krijimit të agrobizneseve të mëdha, fond i veçantë për mbulimin dëmeve nga fatkeqësitënatyrore, mundësimi i qasjes në ujin e ngrohtë që vjen nga ko-gjenerimi për kultivuesit në sera dhe Subvencionim i drejtë dhe më i lartë për të gjithë bujqit dhe blegtorët.

Këto janë zotimet e Ajet Berishës për bujqit dhe bujqësinë e Obiliqit në mandatin 4 vjeçar si kryetar i komunës së Obiliqit.