Aksidenti tragjik në Venecia, del videoja e autobusit në flakë

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e para të aksidentit tragjik në Venecia, ku mbi 20 persona vdiqën pasi autobusi me të cilin ata udhëtonin ra nga një mbikalim 10 metra i lartë.

Nga videot e regjistruara me celular shihet autobusi në flakë, i rrëzuar në anë dhe me xhama të thyer.

Mediat italiane bëjnë të ditur se autobusi ishte i mbushur me turistë nga Evropa Lindore.