AKR apel Qeverisë që te reflektoj rreth kërkesave të ndërkombëtarëve

Kryesia qëndrore e AKR-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Vesel Makolli, tha se në mbledhjen e Kryesisë është bërë thirrje të deeskalohet situata në veri, të ndalen sulmet e nxitura dhe të vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar.

AKR-ja i ka bërë apel Qeverisë që të reflektoj sa më parë rreth kerkesave ultimative të faktorit të unifikuar ndërkombëtarë BE, NATO, SHBA (trans-atlantik), për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në tavolinën e bisedimeve.

“Veprimet e Qeverisë sonë në pjesën veriore të vendit dhe të pa koordinuara me BE dhe SHBA-të, e sollën vendin në situatë të palakmuar në raport me BE dhe SHBA-të. Injorimi i kërkesave të aleatēve tanë, solli disa sanksione, të cilat mund të përshkallëzohen edhe më shumë, në varësi prej reflektimit të Qeverisë sonë dhe reagimin e opinionit ndërkombëtarë, duke e shpallur Qeverinë tonë si pergjegjëse për nxitjen e eskalimit të situatës nē veri të vendit.Në këto momente të vështira kur shtypi ndërkombëtarë dhe aleatët na qortojnë për veprimet tona të pamatura mirë”.