Kurti: Vuçiqi, i obsesionuar me Adem Jasharin – epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohet e as kopjohen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Sipas Kurtit, Vuçiqi më 24 shtator deshi ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

“Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, tha Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë tha se Kosova është shtet demokratik e vend properëndimor, ku sipas tij, kush integrohet, jeton më mirë.

“Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, tha ai.