Vrasje në Tiranë| Vëllai vret vëllanë dhe kunatën në mes të lokalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Vëllai ka vrarë me armë zjarri vëllain dhe kunatën. Ngjarja ndodhi në rrugën Islam Alla brenda një lokali.

Mediat raportojnë se dy vëllezërit kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm për një pronë(agjensi imobiliare).

Autori i këtij krimi është Arsen Muskurti njihet dhe ne emrin Hamza Kastrati, ndërsa viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.