AKR vendos për koalicion, shkon me PDK-në

Prej kur ra Qeveria e Kosovës, e cila ishte duke u udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në publik kanë dalur shumë artikuj dhe shkrime se kush me kë do të të bëjë koalicion parazgjedhor, e kush do të shkoj e vetme në zgjedhje.

Pjesë e kalkulimeve ishte edhe AKR-ja e cila është folur shumë se do të shkojë me AAK-në dhe PSD-në, por kjo nuk do të ndodh.

Burime të sigurta të Gazetës NewBorn, brenda AKR-së i kanë thënë portalit se ky subjekt politik tashmë ka vendosur për partnerin parazgjedhor.

PDK-ja do të jetë subjekti politik me të cilin AKR-ja do të garoj sëbashku në zgjedhjet reja.

Sipas këtij burimi tashmë gjithçka është e përfunduar, dhe sapo të shpallet data e zgjedhjeve do të zyrtarizohet ky koalicion.

Këto burime tregojnë se AKR do ta udhëheq ministrinë e ekonomisë dhe atë të punës dhe mirëqenies sociale, në rast se ky koalicion fiton zgjedhjet e reja.

Poashtu të njejtat burime tregojnë se AKR do të garojë me 10 kandidatë për deputetë, pjesë e së cilës do të jetë edhe Behgjet Pacolli, i cili do të jetë me numër dy në listë, pas Kadri Veselit, i cili është edhe zyrtarisht kandidat i PDK-së për kryeministër.