Aksident afër Feronikelit, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:00 afër fabrikës “Feronikeli” në Drenas, shkruan Fokusi.info.

Një lexues i yni e ka dërguar një video dhe foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se aksidenti ka ndodhur me një veture të tipit “Audi” dhe një veture “Caddy”.

Lexuesi ynë na njoftoi se janë lënduar dy persona.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Fokusi.info/