Aksident brenda Portit të Durrësit, kamioni përplas për vdekje punonjësen

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë brenda Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, një kamion ka përplasur për vdekje një punonjës të Portit, dyshohet e seksit femër.

Sipas asaj që mëson Ora News, viktima punonte si pjesë e sigurisë portuale.

Trupi i pajetë i viktimës ndodhet ende në vendngjarje, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.