Mehmeti: Është akt profesional të jap dorëheqje

Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Dorëheqja e Mehmetit vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të shtunën në Prishtinë, ku dyshohet se një vajzë 11-vjeçare ishte dhunuar nga pesë persona.

Ai tha se dorëheqja e tij është akt profesional.

“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje,” tha Mehmeti.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në aktin makabër ndaj vajzës së mitur.

Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.