Aksident e përleshje masive në Prishtinë, nëntë persona përfundojnë në Polici

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Pas aksidentit, palët e përfshira janë përleshur edhe fizikisht mes vete.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se për këtë rast janë shoqëruar në Polici nëntë persona.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor 9 persona. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.